Gavi operohet me sukses
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i Barcelonës, Gavi pati një operacion të suksesshëm në ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe një qepje në menisk sot.

Kështu ka bërë të ditur klubi katalanas përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Lojtari pësoi lëndimin ndërsa ishte me kombëtaren spanjolle gjatë ndeshjes së fundit kualifikuese për Euro2024 kundër Gjeorgjisë më 19 nëntor, duke u detyruar të largohej nga fusha pas 26 minutash. Testet konfirmuan se mesfushori kishte një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë dhe një dëmtim të shoqëruar në meniskun anësor.

Numri 6 i Barçës është një anëtar kyç i skuadrës dhe kishte luajtur tashmë 15 ndeshje për klubin këtë sezon dhe ka shënuar një gol kundër Villareal dhe një Royal Antëerp, plus një asistim.

Rikuperimi i tij do të përcaktojë se kur ai është i aftë për t'u rikthyer në skuadër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024