​Milan-Dortmund, formacionet zyrtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Milanit dhe Borussia Dortmundit, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Dortmundi e mposhti Newcastle 2:0, kurse Milani fitoi 2:1 kundër Paris Saint-Germain, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Milani zë vendin e tretë në tabelë me pesë pikë të arkëtuara, krahas Dortmundit që kryeson Grupin F në kuotën e shtatë pikëve.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin tetor të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, e barabartë 0:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Bennacer, Caldara, Kalulu, Leao, Okafor, Pellegrino dhe Sportiello, kurse te Dortmundi mungojnë Duranville, Meunier, Morey, Nmecha dhe Sule.

Formacionet zyrtare:

AC Milan: Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Loftus-Cheek, Adli, Reijnders; Chukwueze, Giroud, Pulisic

Borussia Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Bensebaini; Emre Can, Sabitzer; Reus, Malen, Bynoe-Gittens; Fullkrug

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024