Basha bën homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e festave të nëntorit, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka bërë sot homazhe te varri i komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari në Prekaz.

“68 vjet nga lindja e komandantit legjendar të UÇK-së, simbolit të lirisë, Adem Jashari. Lavdi përjetë heronjve të lirisë”, ka shkruar Basha në një postim në Facebook krahas një video të vizitës së tij në Prekaz.

Kurti uron shqiptarët për 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë - KosovaPress

Gjatë ditës, kreu i PD-së ka qëndruar për vizitë në Boletin të Mitrovicës, për të nderuar kontributin e heroit Isa Boletini dhe luftëtarëve të Kosovës për pavarësinë e Shqipërisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024