Kurti uron shqiptarët për 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar të gjithë popullin shqiptar kudo që ata janë me rastin e festave të Nëntorit.

Ai gjatë ditës ka qëndruar për vizitë në Vlorë, me rastin e 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa në orët e mbrëmjes do të vizitojë Prekazin legjendar të komandantit Adem Jashari.

Kurti nga Vlora: Të ndjekim idealet dhe synimet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit - KosovaPress

“Katër ditë historike në një datë që na ka përcjellë historikisht. Nga Skënderbeu më 1443 në Krujë, te Ismail Qemali më 1912 në Vlorë, deri te ditëlindja e Adem Jasharit më 1955 në Prekaz e në fund dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1997 në Llaushë. 28 Nëntorin e kemi festë të katërfishtë me të cilën lartësojmë fitoren, bashkimin, flamurin, pavarësinë, trimërinë, dhe lirinë.

Nga Vlora sot paradite e tani drejt Prekazit në mbrëmje, gëzuar gjithë shqiptarëve 111-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024