Mbahet aksioni tradicional për dhurim vullnetar të gjakut në Pjetërshticë të Shtimes
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Nën moton “Dhuro gjak – Shpëto jetë!” për festën e 28 Nëntorit, Iniciativa Vullnetare e fshatit Pjetërshticë, në ambientet e shkollës “Idriz Ajeti” ka organizuar aksionin e shtatë tradicional për dhurimin vullnetar të gjakut.

Në mbështetje të këtij aktiviteti vullnetar dhe human, kryetari i Komunës, Qemajl Aliu me bashkëpunëtorë ishte sot në fshatin Pjetërshticë për t’i falënderuar të gjithë qytetarët vullnetmirë që kanë dhuruar gjak.

Përurohet monumenti i dëshmorëve të UÇK-së në Petrovë të Shtimes - KosovaPress

Njëherësh, kryetari Aliu ka falënderuar edhe Iniciativën Vullnetare të Pjetërshticës për këtë organizim human dhe domethënës.

Ndryshe, për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar, në vazhdën e aktiviteteve, Iniciativa Vullnetare e Pjetërshticës, sot ka organizuar edhe një drekë tradicionale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024