​Një muaj paraburgim për dhunim në Gjakovë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurit E.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale - dhunim dhe ngacmim.

Sipas kërkesës, më datë të pacaktuar në janar 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, i pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale me një të miture, edhe pse ishte në dijeni për moshën e saj të re.

Më datë të pacaktuar të muajit nëntor 2023, i pandehuri edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara është në një lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që t’i kthehet lidhjes, sjellje kjo e cila tek e dëmtuara shkakton shqetësim pasi në dhjetor 2022 e kishte ndërprerë lidhjen.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

IPK arreston një zyrtar policor në Gjakovë për ngacmim dhe dhunim - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024