Rreth 40% e makinave në Itali janë më të vjetra se 15 vjet
Bota
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth katër nga 10 makinat në rrugët e Italisë janë mbi 15 vjet, sipas një studimi të publikuar të martën nga shoqata e automobilizmit ACI dhe Fondacioni Caracciolo.

Raporti tha se të kesh kaq shumë automjete të vjetra në qarkullim ishte një problem në frontet e sigurisë dhe mjedisit.

Aty thuhet se të kesh një flotë më të re makinash do të reduktonte si emetimet e gazrave serrë ashtu edhe aksidentet.

Më tej raporti ceku se nëse të gjitha makinat do të kishin pasur teknologji të reja sigurie, 28% e përplasjeve ballore, 21% e përplasjeve anësore dhe 11% e aksidenteve që përfshijnë këmbësorët mund të ishin parandaluar gjatë 10 viteve të fundit.

Makinat elektrike janë "ende një luks për shumë njerëz" dhe vetëm 14% planifikonin të blinin një të tillë në 10 vitet e ardhshme, thuhet po ashtu aty./ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024