Punësimi i lirë i veterinerëve: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë nënshkruar marrëveshjen mbi sigurinë ushqimore dhe punësimin e lirë të veterinerëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Veterinerëve e Kosovës, sipas së cilës marrëveshja u nënshkrua në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve midis dhomave dhe forcimit rajonal kundrejt kërkesave dhe standardeve të tregut dhe Bashkimit Evropian.

“Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu i lirë i punës për mjekët veterinerë në vendet ndërkufitare, ka qenë qëllimi i takimit midis dhomave të veterinarisë”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja e arritur ndërmjet tri vendeve synon ngritjen e standardeve të mjekëve veterinerë, trajnimit të vazhduar dhe tregut të lirë të punës midis shteteve, për të mirën e konsumatorëve.

Ndryshe, me Maqedoninë e Veriut kjo marrëveshje rinovohet, ndërsa me Kosovën u nënshkrua për herë të parë, përfundon njoftimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024