Egnatia e mposht Laçin, pa fitues mes Kukësit e Skënderbeut
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar dy nga tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku kemi rezultate interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Arena e Demave”, Kukësi ka barazuar 2:2 me Skënderbeun, raporton KosovaPress.

Golat për vendasit i shënuan Zogos (minuta e 55’) dhe Matheus Motta (minuta e 82’), kurse te Skënderbeu golashënues ishin Ahanonu (minuta e 14’) dhe Lika (minuta e 40’).

Ndërkaq, fitore sot regjistroi skuadra e Egnatias, e cila me pikët e reja ngjitet në krye të tabelës së Superligës.

Egnatia e mposhti si mysafire skuadrën e Laçit me rezultat solid 2:0. Fitoren Egnatias ia siguruan golat nga Ndreca (minuta e 48’) dhe Isgandarli (minuta e 79’).

Rezultatet finale të ndeshjeve të Superligës së Shqipërisë:

Laçi 0:2 Egnatia

Kukësi 2:2 Skënderbeu

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024