Hoti takon Escobar: Kosova e shqiptarët janë të bekuar për miqësinë me SHBA-në
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me të cilin ka diskutuar sfidat që po kalon Kosova në procesin e dialogut me Serbinë.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se bisedimet me diplomatin amerikan  ishin të hapura dhe të sinqerta.

“Bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën. Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kemi me SHBA-të”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024