Qytetarët urojnë për 28 Nëntor: Të gjitha trojet shqiptare të jenë të bashkuara
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Atmosfera e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ndihet edhe në Prishtinë.

Moti i ftohtë e me shi e ka bërë shumë të vështirë që qytetarët, një pjesë e tyre me veshje kombëtare, të mbushin sheshet e megjithatë në kryeqytet sheshi është i mbuluar edhe me flamujt me ngjyrat kuq e zi.

Qytetarët shprehen të lumtur që sot shqiptarët si komb po festojnë këtë të kremte të madhe. Disa prej tyre thonë se kjo festë është më e zbehët pasi që çlirimtarët e Kosovës ndodhen në Hagë dhe urojnë që vitin e ardhshëm ta presin këtë festë  bashkë me ta dhe të gjitha trojet shqiptare të jenë të bashkuara.

Hamdi Llumnica nga Podujeva, thotë për KosovaPress se për këtë ditë të madhe ka zgjedhur të festojë me veshje kombëtare.

Bekim Jusufi nga Podujeva thotë për KosovaPress, se kjo festë është pak e zbehur pasi çlirimtarët e luftës në Kosovë ndodhen padrejtësisht në Hagë.

Një qytetar tjetër që u identifikua vetëm me emrin Edon tha se moti me shi ka ndikuar që të ketë një numër më të vogël qytetarësh për të kremtuar këtë festë të madhe të kombit shqiptar.

Ditën e flamurit kombëtar një festë të madhe e konsideron edhe Agim Ibrahimi.

“Është një festë e veçantë, është festa e flamurit, festë kombëtare. Kemi dalë për të festuar si çdo qytetar i Prishtinës,” tha ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ndryshe, 111 vjet më parë Shqipëria shpalli pavarësinë me ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë nga Ismail Qemali. Kjo ditë është shënuar edhe sot në Kosovë me aktivitete të ndryshme. /KosovaPress/

Rama për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Jemi një, të festojmë gjithmonë bashkë - KosovaPress

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,009
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024