Rama për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Jemi një, të festojmë gjithmonë bashkë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e shënimit të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka uruar të gjithë qytetarët, me porosinë që të punohet në krijimin e një ardhme të ndritur për kombin shqiptar.

Rama tha se është krenar që Kosova ka një diasporë fenomenale, cila e bën të mburret, dhe se shqiptarët po mbërrijnë në të gjitha sferat e jetës si në sport, kulturë, shkencë e teknologji.

“Shihet që ne nuk na ndal as shiu e as bora të jemi bashkë e të festojmë bashkë gjithmonë. Jemi një... Jemi krenar që kemi një diasporë fenomenale në gjithë botën, e cila na bënë të mburremi... Le të mbizotërojë paqja kudo në botë”, tha ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Festa ka vazhduar me një koncert muzikor organizuar nga Komuna e Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në të cilin për shkak të motit me shi morën pjesë një numër i vogël qytetarësh.

Ndryshe, me rastin e festave të nëntorit, një flamur gjigand me shqiponjën dykrenare është shpalosur dje në sheshin e Prishtinës. /KosovaPress

Rama: Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024