Vihet gurthemeli, Gjakova do të bëhet me shtatoren e Gjergj Kastriotit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Gjakovë është vënë gurthemeli i shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Derisa donatori i këtij projekti është Gjergj Prenkocaj, qytetar nga Gjakova që jeton në Zvicër.

Në vënien e këtij gurthemeli, morën pjesë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe dhjetëra qytetarë të tjerë.

Me këtë rast, kryetari Gjini u shpreh i lumtur që sot është vendosur ky gurthemel, derisa falënderoi Gjergjin dhe të tjerët që kanë kontribuuar në realizimin e këtij projekti.

Gjini potencoi se shumë shpejtë, përmes një datë të shënuar, do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së Skënderbeu, për çka tha se  do t’i përngjajë asaj në Tiranë, e punuar nga skulptori, Odhise Paskali.

Ndërkaq, iniciatori dhe financuesi i këtij projekti, Gjergj Prekoccaj bëri thirrje që të ndiqet rruga e Skënderbeut.

Figurën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, si të rëndësishme dhe me vlera të larta, e cilësojnë edhe qytetarët.

Ekrem Tërshnjaku, nga Prizreni tha se në këtë ditë të veçantë kur po festohet pavarësia dhe ngritja e flamurit në Vlorë, “i ka hije shqiptarisë”, një organizim i tillë.

Po ashtu, edhe Musha Kabashi nga Gjakova u shpreh falënderues për vendosjen e gurthemelit për shtatores së Skënderbeut, derisa e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë ngjarje, siç tha ai për të gjitha trojet shqiptare.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
142
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024