"Parada e Shqiptarëve" në Tiranë mbledh 150 ansamble popullore nga trojet shqiptare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

"Parada e Shqiptarëve" ka nisur ditën e sotme në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në 111-vjetorin e Pavarësisë, nga Nju Jorku në Tiranë.

Festa është organizuar nga "Rrënjët Shqiptare" në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, ku kanë marrë pjesë 150 ansamble popullore.

Me kostume popullore tradicionale e valle, e flamurin shqiptarë në duar parakalojnë në bulevard për ti treguar botës kulturën tonë. Të shumtë janë edhe qytetarët të cilët nuk janë trembur nga shiu. 

Kjo paradë organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe e para që hapi dyert për organizimin e saj ishte Tirana.

Parada Shqiptare është një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare-Albanian Roots (New York)”, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e saj në këto 15 vitet e fundit, ku një nga sheshet kryesore të Nju Jorkut vishet kuq e zi.

Shqipëria sot shënon 111-vjetorin e Ditës së Pavarësisë të ngritjes së flamurit në Vlorë më 28 Nëntor 1912. /ORA News

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024