Shefat e FIFA-s po e konsiderojnë të rrisin fuqinë e VAR-it
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefat e FIFA-s thuhet se janë duke e konsideruar që të rrisin fuqinë e VAR-it në ndeshjet e futbollit.

Nëse rregullat e reja të propozuara për ndryshimin e VAR-it hyjnë në fuqi, atëherë ato do të prekin goditjet e dënimit, kornerët dhe kartonët e verdhë, raporton KosovaPress.

Aktualisht, VAR-i përdoret vetëm në penallti, kartonë të kuq dhe gola.  

IFAB (Bordi i Asociacionit të Futbollit Ndërkombëtar) do të mbajë një mbledhje këtë javë, me temën e VAR-it që pritet të dominojë agjendën. Me këtë rast do të shihet nëse do të bëhet zgjerimi i VAR-it më tej apo jo.

Ndërsa FIFA ka kontroll mbi protokollin e VAR-it, çdo ndryshim që bëhet duhet fillimisht të aprovohet nga IFAB.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024