Pejës “i zhduket” një basketbollist
Sport
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një gjë e pazakonshme i ka ndodhur klubit të basketbollit Peja.

Përmes një njoftimi në fazqen zyrtare, klubi nga Peja ka bërë të ditur se basketbollisti Jacob Colloëay është larguar nga klubi pa asnjë paralajmërim dhe se më pastaj klubi ka kuptuar se ai është transferuar te një skuadër Islanda.

Gjithë kjo lëvizje është bërë pa pasur asnjë marrëveshje me klubin.

Ja njoftimi i plotë i KB Pejës:

Njoftim !

KB Peja njofton publikun e gjerë se basketbollisti Jacob Calloëay, pa asnjë paralajmërim gjatë ditës së djeshme është larguar nga Peja, më gjerësisht nga Kosova. Më vonë kemi kuptuar që një ekip nga Islanda ka siguruar shërbimet e tij por pa marrëveshje me Klubin tonë, duke e bërë kalimin e tij te ai Klub të pamundur për momentin.

Basketbollisti Jacob Calloëay nuk ka pasur asnjë problem te KB Peja, as brenda skuadrës, asnjë konflikt personal ose diçka të këtij lloji.

Për dëmin e shkaktuar nga basketbollisti në fjalë, KB Peja njofton se do të ndjekë të gjitha procedurat e duhura ligjore.

Askush mbi klubin!

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,983
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024