Kurti nga Vlora: Të ndjekim idealet dhe synimet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi ka dalë nga vizita në ekspozitën me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, përmes një deklarate për media në Vlorë, i ka uruar shqiptarëve ditën e Pavarësisë.

Ai ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë “të ndjekim idealet dhe synimet e Skënderbeut, Isamil Qemalit dhe Adem Jasharit.

“Ishte kënaqësi që të ndjekim ekspozitën e kuruar me shumë kujdes dhe pasion nga Edi Kojani me piktorë vlonjatë. Pastaj do shohim përmbledhjen filatelike ndërkaq në hyje janë dokumentet historike të komunitetit Mbrojtja Ndërkombëtare e Kosovës nga maji i vitit 1918 deri në janarin e vitit 1923. Me këtë rast gëzuar të gjithë shqiptarëve 28 nëntorin. Këtë festë të madhe të flamurit dhe lirisë së Pavarësisë dhe bashkimit për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, kudo që janë në Ballkan dhe në botë. Lavdi dëshmorëve të kombit, sot është ditë pushimi dhe feste dhe çdo ditë tjetër duhet të punojmë idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, e Ismail Qemalit nga Vlora dhe të Adem Jasharit nga Prekazi”, u shpreh Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024