“E ardhmja gjithmonë nuk dihet”, flet Felix
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Joao Felix ka folur për të ardhmen e tij te Barcelona, duke thënë se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Felix është te Barcelona në formë huazimi nga Atletico Madridi deri në fund të këtij sezoni, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, ylli portugez nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, por që shpreson të fitojë trofe.

“Jam këtu për ta shijuar në maksimum sepse e ardhmja gjithmonë nuk dihet, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë”, tha Felix.

“Unë shpresoj që të fitojë trofe, gjë që secili lojtarë e dëshiron. Duhet të fitosh trofe, dhe unë shpresoj që ta mbyll këtë vit me ndonjë”, shtoi më tej Felix.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024