​Osmani nga Kulla e Isa Boletinit: Nëse është nevoja nga këtu do të mbrohet çdo cep i territorit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Kulla e Isa Boletinit në veri ka thënë se nga ky vend nëse është nevoja do të mbrohet çdo cep i territorit të Kosovës.

Osmani pasi bëri homazhe te varri i heroit Isa Boletini për nder të Ditës së Flamurit, tha se Kulla e Isa Boletinit dhe varri i tij dëshmojnë se shqiptarët kanë qenë në pjesën veriore ‘dem baba dem’ dhe do të vazhdojnë të jenë përgjithmonë.

“Sakrifica e shqiptarëve të Kosovës edhe në vitin 1912 ka qenë jashtëzakonisht e madhe. E nderojmë pikërisht këtu në kullën e tij, Kullën e Isa Boletinit ku është mbrojtur çdo cep i Republikës së Kosovës dhe nga ku nëse është nevoja do të mbrohet sërish çdo cep i Republikës së Kosovës...", tha ajo.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Homazhe pranë varrit të heroit Isa Boletini bëri edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili tha se veprimtarët nga Kosova kishin kontribut ekzistencial për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

https://kosovapress.com/admin/prekazi-vend-i-shenjet-duhet-vizituar-nga-te-gjithe-shqiptaret/

Pjesë e delegacionit të dy krerëve institucional ishin edhe disa ministria nga kabineti qeveritar dhe deputetë të mazhorancës.

https://kosovapress.com/admin/osmani-28-nentori-moment-reflektimi-per-te-gjithe-ate-qe-heronjte-kane-bere-per-shqiptaret/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024