PSG kërkon sot hakmarrjen kundër Newcastle
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Parc des Princes” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Paris Saint-Germain dhe Newcastle United.

Ndeshja i takon xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, PSG humbi nga Milani 2:1, kurse Newcastle u mposht 2:0 nga Borussia Dortmundi.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin e kaluar, ku asokohe Newcastle e mposhti PSG-në 4:1.

Momentalisht, PSG zë vendin e dytë në Grupin F me gjashtë pikë, krahas Newcastle që renditet në pozitën e fundit me katër pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për PSG nuk do të paraqiten Kimpembe, Marquinhos, Mendes, Navas, Rico dhe Zaire-Emery, kurse te Newcastle mungojnë Anderson, Barnes, Botman, Burn, Manquillo, Murphy, Targett, Tonali, Willock dhe Wilson.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Skriniar, Hernandez, Mukiele; Ruiz, Ugarte, Vitinha; Dembele, Ramos, Mbappe

Newcastle United (4-3-3): Pope; Trippier, Lascelles, Schar, Hall; Longstaff, Guimaraes, Joelinton; Almiron, Isak, Gordon

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024