Gavi i nënshtrohet sot operimit
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Barcelonës, Gavi do t’i nënshtrohet sot operimit, pas këputjes së ligamenteve.

Këputja e ligamenteve po ashtu ka ndikuar edhe në pjesën e meniskusit, raporton KosovaPress.

Barcelona shpreson që Gavi do të rikthehet në fillim të sezonit të ardhshëm, pasi që pritjet janë që ylli spanjoll të humbasë pjesën e mbetur të këtij sezoni, Evropianin Euro 2024 dhe Lojërat Olimpike.

Siç bëhet e ditur nga “AS”, operimin e Gavit sot do ta bëjë doktor Joan Carles Monllau në Spitalin e Barcelonës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024