Rama: Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria feston sot Ditën e Flamurit, 111- vjetorin e Pavarësisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uroi sot të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë, me foton e një vajze të vogël të veshur me veshje popullore, që mban në duar flamurin kombëtar.

“Gëzuar përvjetorin e 111-të të Flamurit të Pavarësisë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemaili ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024