Stërnipi i Isa Boletini: Akoma nuk është plotësuar amaneti i gjyshërve tanë
Intervista
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit në 111 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ka thënë se vetëm të bashkuar mund të dëshmojmë se jemi një shteti i madh e demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë për KosovaPress, se eshtrat e Isa Boletinit pushojnë të qetë, derisa theksoi se familjarët e baballarëve të shtetit shqiptarë janë të bashkuar dhe po punojnë, edhe pse nuk kanë mbështetjen e institucioneve.

Ai shtoi se familjet e baballarëve të kombit shqiptar janë bashkë duke punuar për t’i hequr “pluhurin”, të kaluarës, edhe pse mbështetja e institucioneve po mungon.

Ai shtoi se bashkimi i shqiptarëve në një shtet, duhet të jetë në vëmendje të të gjitha qeverive.

"Padrejtësinë që bëri Evropa në të kaluarën e Shën Stefani, Berlini së fundmi edhe Konferenca e Londrës, është një shembull i këtyre tre konferencave në të cilën neve na ka ndarë në dysh dhe ne akoma po jetojmë në pesë shtete si komb shqiptarë padrejtësisht dhe kjo duhet të jetë një vëmendje të gjithë qeverive bashkëpunimi për hir ta kaluarës dhe besoj se vetëm të bashkuar do t’i tregojmë Evropës se ne e meritojmë të jemi një popull i madh demokratik në Ballkan", tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024