Mesazhi i stërnipit të Ismail Qemailit për nder të 28 Nëntorit
Intervista
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Qamil Ismail Vlora, stërnipi i babait të shtetit shqiptar, Ismail Qemailit, i cili më 28 nëntor të vitit 1912, shpalli mëvetësinë e Shqipërisë, lutet që gjaku dhe mundi i të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Shqipërisë dhe Kosovës të mos shkoj dëm.

Ai ka thënë për KosovaPress, se të dy shtetet shqiptare janë në rrugën e duhur për të nxjerr në pah vlerat kombëtare.

"Kosova ka pak vite që ka shpallë pavarësinë, ndërsa Shqipëria vazhdon të ndjek rrugën e duhur dhe unë besoj se janë në rrugën e duhur, të nxjerrjes në pah të vlerave kombëtare sepse kjo na bënë neve që të arrijmë pikësynimet e atyre, duke nxjerrë në pah vlerat tonë kombëtare, duke nxjerrë në pah punën e heronjve, jetën e tyre, sakrificat e tyre, dëshmorët e kombit”, tha ai.

Vlora shtoi se figurat kombëtare po vlerësohen në çdo përvjetor, por se ka ende punë për të bërë për disa figura që kanë qenë në hije.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024