Osmani me miq dhe disa artistë festojnë arritjet globale të Rita Orës
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka organizuar një pritje për këngëtaren nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, ku edhe ka mbledhur personalitete nga politika, kultura dhe sporti.

Osmani ka postuar disa fotografi, ku edhe ka shkruar se sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë, e prej atëherë ajo u ngjit lartë e më lartë duke ngjitur skenat e muzikës anekënd botës.

“Sonte, në prag të Ditës së Flamurit, bashkë me miq dhe disa nga artistët më të suksesshëm nga Kosova, festuam arritjet e panumërta globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë, duke uruar që arritjet e tyre të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja”, ka shkruar ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024