Ngjarjet e datës 28 Nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 28 Nëntorit. (Ora 08:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale. (Hagë, ora 09:30)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe te varri i heroit Isa Boletini. (Boletin, ora 10:00)

Komuna e Prizrenit organizon homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Ora 10:00)

Bëhet zbulimi i shtatores së tribunit shqiptar, Ramiz Cernica. (Para zyrës së Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

Për nder të 28 Nëntorit mbahet seancë solemne e Kuvendit Komunal të Prishtinës.  (Komuna e vjetër, ora 10:00)

Komuna e Prizrenit organizon përurimin e shtatores së heroit Agim Shala. (Rruga Remzi Ademaj, përball KK Prizren, ora 11:00)

EC Ma Ndryshe organizoj ekspozitën “Artefaktet e Kosovës që janë marrë nga Serbia”. (Sheshi i Dëshmorëve, Prizren, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, merr pjesë në homazhet për nder të Ditëve të Nëntorit. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan, ora 11:00)

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë homazhe te shtatorja e Ismail Qemailit në Prishtinë. (Ora 11:30)

Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale "16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore", Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bëjnë homazhe te Memoriali Heroinat. (Memoriali Heroinat, përballë NeëBorn- Prishtinë, ora 11:40)

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë homazhe te memoriali “Heroinat”, në Prishtinë. (Ora 11:45)

Mbahet shfaqja për fëmijë Libri Shumëngjyrësh. (Teatri Dodona, Prishtinë, ora 12:00)

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë. (Ora 12:00)

Bëhet zbulimi i shtatores së ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe Heroit të Kosovës, Smajl Haradinaj në Pejë (Rruga Nënë Tereza, në afërsi të Shkollës së Mjekësisë-afër rrugës kryesore drejtimi për Rugovë, ora 12:00)

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje bëjnë homazhe te shtatorja e Skënderbeut në Prishtinë. (Ora 12:15)

Ecje e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përgjatë sheshit në festimet e Kryeqytetit. (Ora 12:30)

Mbahet koncert në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe bëhet shpalosja e flamurit. (Ora 13:00)

Komuna e Vushtrrisë mban Akademinë Qendrore Solemne për shënimin e Ditës së Flamurit. Do të ketë edhe një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina”. (Qendra e Kulturës, Vushtrri, ora 13:00)

Lëvizja Vetëvendosje organizon tribunën “e lirë e mosvarame”-udhëve të Ismail Qemailit dhe 28 Nëntori. (Muzeu Etnologjik, kompleksi Emin Gjiku, Prishtinë, ora 18:00)

Komuna e Prizrenit organizon koncert festiv me rastin e 28 Nëntorit. (Sheshi shadervan, ora 19:00)

Filarmonia e Kosovës mban "Koncertin me klasikët shqiptarë", nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, hyrja është pa pagesë, ora 20:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024