Stoltenberg: Kemi parë dhunë serioze në veri, po shqyrtojmë praninë e “qëndrueshme” në Kosovë
Tjera
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka konfirmuar se në Samitin e Madh të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare që mbahet të martën dhe të mërkurën, një nga temat kryesore të diskutimit do jetë situata e sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Në një konferencë për media nga Brukseli, i pari i Aleancës Veri-Atlantike, tha se “kemi parë dhunë serioze në veri të Kosovës, retorikë ndarëse e shkëputëse në Bosnjë Hercegovinë, dhe tentime malinje të ndërhyrjeve përfshirë nga Rusia”.

“Ne kemi parë dhunë serioze në veri të Kosovës, retorikë ndarëse dhe secioniste në Bosnjë Herzegovinë, dhe tentime malinje përfshirë nga Rusia”, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, ai foli për një prani më madhore të NATO-s në Kosovë.

“Bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell ne do të diskutojmë mënyrat që të rrisim stabilitetin në rajon.

NATO-ja tashmë ka shtuar 1000 (njëmijë) trupa në Kosovë. Dhe ne jemi duke ekzaminuar një prani më të qëndrueshme në Kosovë”.

Ai i bëri thirrje Kosovës e Serbisë, që menjëherë t’i kthehen dialogut që udhëhiqet nga BE-ja.

“ Beogradi dhe Prishtina, duhet të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Stabilitetit varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë, në vend të konfliktit dhe kaosit”, tha Stoltenberg./Klankosova/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024