Qytetarët i kërkojnë shtetit të ndaj më shumë buxhet për ushtrinë tonë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Me rastin e ditës së Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës për tri orë rresht ishin të hapura për qytetarët e vendit. Të lumturë e krenarë me këtë ditë dhe ushtrinë tonë, shprehen qytetarët, porse kanë kërkesë ndaj shtetit që të investojë më shumë për këtë institucion.

Përveçse se ata janë shprehur të lumtur e krenar me këtë ditë, kanë adresuar kërkesë te shteti që të ndajë më shumë buxhet për FSK-në.

Qytetari Ali Marmullaku, i cili ka udhëtuar nga Klina për këtë ditë, shprehet i emocionuar me festën e sotme. Derisa shprehet krenar me FSK-në, ai konsideron se 80 %, e investimeve duhet të shkojnë në FSK, pasi sipas tij, është vlera më e madhe e kombit.

Se kjo është një ndër ditët më të mira për vendit e tha edhe qytetari, Fatmir Kryeziu, i cili ka ardh të vizitojë Kazermën "Adem Jashari", në Prishtinë bashkë me familje. Edhe Kryeziu, tha se duke e marrë parasysh konfliktin me Serbinë, qeveria duhet të ndajë më shumë buxhet për FSK.

Në këtë ceremoni prezentë ishin edhe shumë fëmijë, të cilët vizituan nga afër pajisjet e FSK-së. Qytetari Dior Kryeziu, i cili ka ardhur nga Prizreni për të festuar këtë festë, derisa shprehet krenar me ushtrinë e vendit. 14 vjeçari shton se kur të rritet ëndrra tij është të bëhet ushtar dhe t'i shërbejë vendit.

Se FSK ka nevojë për më shumë investime, e tha edhe qytetari Hilmi Duraku.

Ndërsa, qytetari Qerkm Bekteshi urojë që në të ardhmen, vendi të shkojë nga bashkimi, unifikimi i dy shteteve të reja të pjesëve të tjera shqiptare që janë në shtete tjera.

Krenar me ushtrinë e vendit, shprehet edhe qytetari, Aqif Mehdiu.

Përndryshe, sot qytetarët kanë pas mundësi t’i shikojnë nga afër pajisjet e ushtrisë sonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024