BQK: Dërgesat e mërgatës deri në muajin tetor arrijnë në 1.2 miliard euro
Biznes
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një miliard e 200 milionë euro është vlera e dërgesave nga mërgata nga muaj janar deri në tetor të këtij viti, gjë që sipas Bankës Qendrore të Kosovës kjo paraqet rritje prej 10.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin tetor 2023, të publikuara nga BQK thuhet se vlera e remitancave për muajin tetor ishte 110.5 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha e këtyre dërgesave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 60.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.2% dhe bankat me 15.4%.

Po ashtu sipas BQK-së për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 300.4 milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.60 miliardë eurove.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 496.5 milionë eurove.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024