Talenti i Milanit nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndryshe nga ajo që ndodhi në  Serie A, Liga e Kampionëve nuk lejon lojtarët nën 16 vjeç dhe pa kontratë profesionale të dalin në fushë.

Francesco Camarda, i cili bëri debutimin e tij në ligën më të mirë italiane kundër Fiorentinës të shtunën në mbrëmje, duke u bërë më i riu ndonjëherë që ka debutuar në Serie A, do të duhet të presë edhe pak për thirrjen e tij të parë evropiane, përcjellë KosovaPress.

UEFA, siç zbulohetnga “Gazzetta dello Sport”, nuk bënë përjashtime. Kundër Borussia Dortmundit nuk do të jetë sulmuesi i lindur në vitin 2008.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024