Dorëshkrimet e Bowie mund të shiten mbi 115.000 euro
Magazina
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Dorëshkrimet e David Bowie me tekste të dy këngëve të tij mund të shiten më shumë se 115.000 euro në ankand.

Fletët përmbajnë korrigjime, drafte dhe shënime të këngëtarit të ndjerë gjatë krijimit të këngëve “Rock n Roll Suicide” dhe “Suffragette City”.

Të dyja këngët janë pjesë e albumit të vitit 1972 “The Rise and Fall of Ziggy Stardust and the Spiders from Mars”.

Shtëpia e ankandeve më parë shiti një faqe të teksteve të shkruara me dorë të Bowie në hitin e tij “Starman” për më shumë se 190.000 euro.

Shitja përfshin gjithashtu një libër këngësh të zotëruar më parë nga Noel Gallagher i “Oasis”, i cili përmban tekste të “She's Electric”, “Going Nowhere”, “Step Out Tonight”, “Rockin' Chair” dhe “Champagne Supernova”.

Një faqe me tekste të shkruara me dorë nga frontmeni i “The Doors”, Jim Morrison, është gjithashtu në shitje, së bashku me kitarat, amplifikatorët dhe fletët e muzikës nga muzikantë të ndryshëm.

Fleta me këngët e Bowie, e vlerësuar nga 57.000 deri në 115.000 euro, do të del në ankand nga “Omega Auctions” të martën. Bowie vdiq nga kanceri në mëlçi në moshën 69-vjeçare, në janar 2016.

Brad Pitt në publik për herë të parë pasi djali i tij e quajti ‘gomar të klasës botërore’ - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024