​Maqedonci: Do të vazhdojmë furnizimin me sistemet më moderne të armatimit
Siguri
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se për tri vjet, 3.459 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë shkolluar jashtë vendit.

Ai në një postim në Facebook është zotuar se do të vazhdojnë me investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së si dhe furnizimin e ushtrisë me sistemet më moderne të armatimit.

“Në vigjiljen e 27 Nëntorit, Ditës së Forcës, theksojmë me krenari se FSK po zhvillohet me hapa të shpejtë në forcë profesionale sipas standardeve të NATO-s. Gjatë këtyre tri viteve janë trajnuar e shkolluar jashtë vendit 3.459 ushtarakë, apo rreth 123% më shumë se në qeverisjet e kaluara. Do të vazhdojmë investimin në ngritjen e kapaciteteve profesionale krahas ngritjes së kapaciteteve operacionale, furnizimin me sistemet më moderne të armatimit, sepse Forca jonë është Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të atdheut tonë Kosovës”, shkruan Maqedonci.

Dita e hapur, nesër kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024