Fundoset anija e mallrave me 14 persona në Greqi
Ballkani
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një marinar i anijes së mallrave 'Raptor' që u fundos në ishullin Lesvos në Egjeun Lindor herët të dielën u shpëtua nga një helikopter i Marinës Helenike, ndërsa kërkimi është në vazhdim për 13 të tjerë.

Anija e mallrave lundroi nën flamurin e Ishujve Komoros dhe menaxhohet nga një kompani me bazë në Liban. Anija transportonte kripë nga Egjipti në Stamboll me 14 persona në ekuipazh – një shtetas indian, 11 shtetas egjiptianë dhe dy shtetas sirianë.

Në orën 07:00 të mëngjesit të së dielës kishte njoftuar se kishte një defekt mekanik. Në orën 08:20, kapiteni tha se anija po fundosej dhe aktivizoi thirrjen e urgjencës "SOS" për anijet aty pranë.

Anija më pas u zhduk nga radarët. Vlerësimet e hershme thanë se anija u përball me një det të trazuar në Egje. Në ndihmë të kërkim-shpëtimit në zonë janë 5 anije mallrash, tri barka të autoritetit të portit dhe një helikopter, ndërsa në ndihmë është edhe një fregatë e marinës greke. /ANA-MPA

Greqia vazhdon luftën kundër zjarreve në ishujt Rodos dhe Korfuz - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024