Rreth 100 të vdekur nga përmbytjet në Somali
Bota
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Numri i njerëzve të vrarë nga përmbytjet nga shirat e dendur në Somali është rritur në 96, njofton agjencia shtetërore e lajmeve SONNA.

“Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Somali rritet në 96,” tha SONNA në një postim në X, duke shtuar se shifra ishte konfirmuar nga Mahamuud Moallim, kreu i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit.

Ashtu si pjesa tjetër e Lindjes dhe Bririt të Afrikës, Somalia është goditur nga shirat e dendur të pamëshirshëm që filluan në tetor, të shkaktuara nga fenomenet e motit El Nino dhe Dipoli i Oqeanit Indian.

Të dyja janë modele klimatike që ndikojnë në temperaturat e sipërfaqes së oqeanit dhe shkaktojnë reshje shiu mbi mesataren. Përmbytjet janë përshkruar si më të këqijat në dekada dhe kanë zhvendosur rreth 700.000 njerëz, sipas Kombeve të Bashkuara.

Shirat intensivë kanë shkaktuar përmbytje të përhapura në të gjithë vendin, duke shkaktuar zhvendosje dhe duke përkeqësuar një krizë tashmë ekzistuese humanitare.

Në Kenia fqinje, përmbytjet kanë vrarë deri më tani 76 njerëz, sipas Kryqit të Kuq Kenian, dhe gjithashtu shkaktuan zhvendosje të gjerë, shkatërrim të rrugëve dhe urave dhe lanë shumë banorë pa strehim, pije dhe furnizime ushqimore, sipas organizatës bamirëse Médecins Sans Frontières. /CNN

Të paktën 130 të vdekur nga përmbytjet në Etiopi, Kenia dhe Somali - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024