​Bora shkakton dëme në përçues elektrikë, këto janë distriktet e prekura
Biznes
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Për shkak të borës që filloi të bie sot herët në mëngjes, e shoqëruar me erëra, janë shkaktuar disa dëme në asetet e KEDS-it, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se distriktet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni.

Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike.

KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe i siguron që në afat sa më optimal të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Bora i zë “në befasi” ngasësit e automjeteve, kolona të gjatë për ndërrimin e gomave - KosovaPress

ZRrE: Marrëveshja me “Elektro Sever” ka ngecur te kontrata me KEDS-in - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024