Barcelona lëshon pikë kundër Rayo Vallecanos
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja hapëse e programit të sotëm të La Ligas, ku nuk ka fitues mes Rayo Vallecanos dhe Barcelonës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas”, Barcelona ka barazuar 1:1 si mysafire e Rayo Vallecanos, raporton KosovaPress.

Dy golat e ndeshjes u shënuan nga futbollistët e Rayo Vallecanos, ku Unai Lopez kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 39’, para se Florian Lejeune të shënojë autogol në minutën e 82’, dhe t’i dhurojë Barçës barazimin.

Me pikët e reja, Barcelona ngjitet në kuotën e 31 pikëve në vendin e tretë, krahas Rayo Vallecanos që ka 19 pikë në vendin e tetë.

Rezultati final, 1:1.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024