Bora i zë “në befasi” ngasësit e automjeteve, kolona të gjatë për ndërrimin e gomave
Tema
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot, me rënien e borës së parë në Kosovë, qytetarët ia kanë mësyrë për ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit. Disa nga shoferët po ankohen për çmimet e larta, e disa të tjerë thonë se çmimet janë të arsyeshme, por se kanë mbetur vonë dhe se janë duke pritur në radhë deri në pesë orë për ndërrimin e gomave.

Nga kompania "Eurogoma" për KosovaPress kanë thënë se ndërrimi i gomave të automjeteve duhet të fillojë nga 15 nëntori, por se qytetarët për këtë vit kanë nisur me vonesë.

Një qytetar nga Prishtina, i cili nuk deshi të identifikohet, ankohet për çmimet e larta të gomave dimërore, teksa e pranon se është “vonuar” për të ndërruar gomat.

Edhe një qytetar tjetër thotë se gati pesë orë po pret në radhë për t’i ndërruar gomat.

Ndërsa, një qytetar tjetër thotë se çmimet për ndërrimin e gomave janë të arsyeshme dhe se gomat duhet të ndërrohen me fillimin e sezonit dimëror.

Faton Majaci nga auto servisi “EuroGoma”, për KosovaPress tregoi se interesimi  për ndërrimin e gomave është shumë i madh. Ai tha se sot me fillimin e borës  është krijuar tollovi, porse ata janë të përgatitur me staf dhe goma.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë e cila përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore. Shoferi, që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 40 eurosh. /KosovaPress

Komuna e Prishtinës nis heqjen e borës: Le ta përcjellim borën e parë me dashuri e kënaqësi - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024