Dokumente nga arkivi i Vjenës: Famullitari i Ferizajt kërkoi hapjen e shkollës në gjuhën shqipe në vitin 1905
Kulturë
Lexohet për: 4 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në këto ditë, kur me shumë pietet e përkujtojmë 115-vjetorin e Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe, revista “Drita” ka publikuar një dokument nga Arkivi i Vjenës, i lëshuar nga zyra famullitare e Ferizajt, e vitit 1905, për të hapë një shkollë në këtë qytet të posa krijuar.   

Më poshtë mund të lexoni dokumentin, i cili mban datën 26 shtator 1905.

OFFICIUM PAROCHIALE – ZYRA E FAMULLISË

S.S. ANGELORUM – CUSTODUM – SHEJTVE ENGJEJVE TROJES

VERISOVIC – FERIZAJ

No 34.

E Perndritshmja M. e K. Konsullate Austro-Ungare

Shkup.

Tuj pamun me syy t’çelun se pa dije sot nuk po bahet pun per kah t’gjallnumit t’ndershem e tuj u vertetue dit e per dit se nevoj t’madhe kemi per m’e rritun fmijen t’on n’dije e n’marifet e nishtu m’u perparue barem nopak n’kto shkolla, sikurse komet tjera qi i kemi per rreth nesh e mos me met ma t’mramt ner ta, tshtymun pre ktyne shkaqeve, po guxojm me ket shkrim m’u sillun kah kjo e Perndritshmja M. e K. Konsullade per me lypun pervujtnisht njat nijet qi asht mai mevojshmi, me t’cilin sejcili nieri mundet m’u perparue e zhdrivillue ner ato msime t’vyyjshme e t’nevojshme per me shkue nji jet t’ndershmit qytetar. Ky nijet sikurse merret vesht prej vedit, ku mendja e fmiive vjen tuj u zhdrivillue e tuj u rrit n’dije, nuk asht tjeter vekshe niaj qi me emen i thon msojtore jose shkoll.

Moti asht ken dishiri i ngulisun ner zemra tona per kah ky nijet, por deri m’sod nuk ja patme shtekun kerkund e s’guxume me shkun perpara; por sot masi me dishire tona, sikurse po shohim asht bashkue hashnutlleku i t’Parve e t’Bamirsve t’on, po guxojm me i hii ksaj pune, e prandaj me t’pervujt po viim tu kjo e Perndritshmja M. e K. Konsullade me i ba rigja qi nji sahat e para t’na i marojn dishiret t’ona e t’na themelojn msojtoren jase shkollen per femijen t’on m’at turlii qi e sheh ma mar e ma mir me rrug.

Me dije po e bajm edhe ket t’Perndritshmja M. e K. Konsullade qi fmija e jo t’cili, sod per sod m’ket pakic t’kshtenimit qi gjindet m’ket vend, e qi kaa per t’shkue me msime, mundet me mrri deri n’numer njizetenji fmii, ndand mashkuj e dymdhejt femna prej gjasht vjetve e der n’dymdhejt.

Qe emnat e fmive qi kann per t’shkue n’msim shkrumun me dor t’Prindve t’vet.

Emni e Permiemni          Vieta e t’lemit

Manikja e Skenerit Ivanit Lee me 1898

Anica e Gjergjit Zef Kurtit =    = 1899

Palina e Gjergjit Zef Kurtit =    = 1898

Shtjefni Jakit Zef Kurtit =    = 1898

Stoja e Zefit Gjonit Ukes =    = 1894

Frana e i Zefit Gjonit Ukes =    =  1898

Maria e Bal Tomes =    = 1897

Balta i Raf Kajtazit =    = 1898

Maria e Jak Mates =    = 1897

Lucia e Fran Jubanit =    = 1895

Ana e Fran Jubanit =    = 1899

Luzi Andrejes Shahini =    = 1899

Marija Pjetrit Gjonit Ukes =    = 1899

Nikolla Mark Koles =    = 1898

Gjergji Mark Koles =    = 1898

Shaqja Mark Koles =    = 1886

Seba Pers Berish =    = 1894

Zef Pashk Gjini =    = 1896

Gjyla Loro Qollakut =    = 1897

Mikeli Laz Fana =    = 1894

Cilja e Lor Fana =    = 1896

Lora Andreja Shain =    = 1897

Lora i Tom Pejonit =    = 1894

Lora i Kol Prenkes =    = 1895

Tuj e dyt fort mir qi kjo e Perndritshmja M. e K. Konsullade deri m’sod kurrgja mangut nuk na ka lanun kuur jemi syllen prej Saj ner nevoj tona, me uzdaj krejt t’sagllamshme se edhe m’ket nevoj kaa per t’ja vnue veshin e kajshem ksaj rigjaje t’on, po guxojm m’u shkrue

T’ksaj t’ Perndritshme e t’Perurume M. e K. Konsullade

Ferisovic me 26 Shtatuer 1905.

T’Pervujtun Sherbtor

Na Krent e Kshtenimit

qi n’emen t’Miletit po vnojm dor ktu perfundi

Jaki Zef Kurtit

Skeneri Ivanit

Gjergji Zef Kurtit

Lora i Mark Fanes

Mihill Nreka

Prifti Pashk Krasniqi

Pro-Paroco di

Ferizovic

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024