Krasniqi: Më shumë se 650 mijë qytetarëve u është rritur norma e interesit të kredive vitin e fundit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar sot shifrat e fundit që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket kredive të qytetarëve dhe goditjen e tyre nga rritja e normave të interesit.

Sipas raportit të Komisionit Evropian, normat e interesit të kredive gjatë vitit 2022 janë rritur në 6.3% derisa një vit më parë ishin më të ulëta.

Krahas ngritjes së çmimeve edhe kjo rritje e normave të inreresit të kredive ka prekur më shumë se 650 mijë kosovarë.

"Mbi 650 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive! #Regres", ka thënë Memli Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024