​PSG-Monaco, derbi i madh francez zhvillohet sot
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një superderbi do të zhvillohet sot në kuadër të kampionatit francez Ligue 1, në kuadër të xhiros së 13-të.

Paris-Saint-Germain dhe Monaco do të ballafaqohen në “Parkun e Princave” për të diskutuar kreun e tabelës. PSG është liderë në tabel me 27 pikë, vetëm tri më shumë se rivali i sotëm, Monaco, transmeton KosovaPress.

Të dy skuadrat kanë mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje. Te PSG mungojnë Kimpembe, Marquinhos dhe Mendez, ndërsa Monaco nuk ka në dispozicion emra si Ben Seghir, Boadu, Embolo dhe Fofana.

Këto janë formacionet e mundshme:

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Mukiele, Skriniar, Hernandez; Vitinha, Ugarte, Ruiz; Dembele, Kolo Muani, Mbappe.

Monaco (3-4-3): Kohn; Singo, Maripan, Magassa; Diatta, Zakaria, Camara, Jakobs; Minamino, Ben Yedder, Golovin.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024