Një sëmundje e panjohur e frymëmarrjes po përhapet në Kinë
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar Pekinit informacion të detajuar mbi rritjen e “sëmundjeve të frymëmarrjes të pa diagnostikuar” te fëmijët kinezë, shkruan Bild.

OBSH-ja i bëri thirrje popullatës kineze që të marrë “masa për të reduktuar rrezikun”, shton gazeta gjermane.

Informacioni se spitalet e fëmijëve në pjesët veriore të vendit kanë qenë plot me fëmijë të sëmurë që nga tetori u raportua nga media e pavarur kineze, por autoritetet u përgjigjën se ishte "përhapja e patogjenëve të njohur, si gripi dhe infeksionet bakteriale, për shkak të heqjen e kufizimeve të vendosura për shkak të përhapjes së koronavirusit”.

Situata duket se po përkeqësohet, ndaj sistemi global i monitorimit të shpërthimit të sëmundjeve "Promed" paralajmëron një epidemi të "pneumonisë së pa diagnostikuar" te fëmijët.

“Ky raport tregon një dukuri të përhapur të pneumonisë së pa diagnostikuar. Nuk është aspak e qartë se kur filloi kjo epidemi, sepse do të ishte e pazakontë që kaq shumë fëmijë të prekeshin kaq shpejt”, thuhet në raportin e Promed.

Mësimi u anulua në shumë shkolla, sepse jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesit u sëmurën nga pneumonia.

Gargara me ujë të kripur mund të largojë Covid-in, sugjeron studimi i ri - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024