Meloni: Parlamenti do të shprehet mbi marrëveshjen për migrantët me Shqipërinë
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Parlamenti italian do të mund ë shprehet për memorandumin e fundit të mirëkuptimit për ngritjen e qendrave të migrantëve nën juridiksionin italian në Shqipëri, për të proceduar deri në 36.000 azilkërkues në vit, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni sot në Romë.

Ajo i cilësoi si “lajme të rreme” raportet se kinse parlamentit i janë hequr funksionet lidhur me memorandumin dhe është zotuar se një projektligj që zbaton marrëveshjen do të depozitohet së shpejti.

“Kjo marrëveshje është një kornizë dhe ne do t'i dërgojmë parlamentit në mënyrë të shkurtër një projektligj ratifikimi duke përfshirë normat e shpenzimeve”, tha ajo.

​Qeveria shqiptare çon për ratifikim në Kuvend marrëveshjen me Italinë për migrantët - KosovaPress

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha të martën se qeveria do të paraqesë një projektligj në parlament për ta ratifikuar marrëveshjen që ka arritur me Tiranën për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri.

Ai tha se në Shqipëri do të ngrihen dy qendra sipas marrëveshjes dhe nuk do të mbahen më shumë se 3000 emigrantë në të njëjtën kohë.

Ai përsëriti se vetëm emigrantët e shpëtuar në det nga autoritetet italiane do të dërgohen në qendrat në Shqipëri, dhe jo ata që shpëtohen nga anijet e drejtuara nga OJQ-të ose njerëzit që zbarkojnë në tokën italiane.

Këshilli i Evropës ka shprehur të hënën shqetësimin për marrëveshjen, duke thënë se ajo ngre disa çështje të të drejtave të njeriut. /ANSA

Meloni: Italia ‘pioniere’ në marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024