Rezervat e Bankës Qendrore të Turqisë arrijnë nivelin më të lartë të 9 viteve
Biznes
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Aktivet zyrtare të rezervës së Bankës Qendrore të Turqisë u rritën në nivelin më të lartë të 9 viteve më 17 nëntor, sipas shifrave javore të publikuara të enjten.

Aktivet rezervë u rritën në 134.5 miliardë dollarë javën e kaluar nga 128.6 miliardë dollarë që ishin një javë më parë, thuhet në raportin e rezervave ndërkombëtare dhe likuiditetit në valutë të bankës.

Rezervat e valutës së huaj – në monedha të huaja të konvertueshme – arritën në 89.2 miliardë dollarë që nga e premtja e kaluar, nga 84.6 dollarë që ishin një javë më parë.

Rezervat e arit të bankës – duke përfshirë depozitat e arit dhe, nëse është e përshtatshme, me arin e shkëmbyer – u rritën në 45.2 miliardë dollarë, nga 44 miliardë dollarë më 10 nëntor. /AA

Greqia paraqet kërkesë për pagesën e kredive në vlerë 1.85 miliardë euro nga Fondi i Rimëkëmbjes - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024