​Zjarri në IML, Haxhiu: S’e dija që mustaqet e Jasharit dhe gishti i Boletinit kanë qenë në zyrë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se nuk ka qenë në dijeni se mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit kanë qenë në zyrën e një eksperti të mjekësisë ligjore. Ajo theksoi se të njëjtat nuk janë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore, por të njëjtat pas lufte i janë dhuruar njërit nga ekspertët.

Ajo i është përgjigjur edhe akuzave të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili kërkoi përgjegjësi pas rastit të zjarrit në këtë institut. Haxhiu theksoi se të njëjtit duhet t’i vije turp kur të flas.

Në seancë planare, Haxhiu shtoi se nuk ka pasur informacione se mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit ndodhet në zyrat e IML-së.

“Sa i përket mustaqeve dhe gishtit të Isa Boletinit, siç është përmendur në media, ato nuk kanë qenë pronë e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Sepse Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka të drejtë që të mbajë gjëra të tilla. Siç na është thënë në vitin 2000, familja ia ka dhënë njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore. Pra, familjet ja kanë dhënë atij dhe personi i ka mbajtur në zyrë, po ta dija unë mendoj që do të duhej që ato t’i mbante shteti. Unë s’kam pasur informacione që kanë qenë në zyrën e njërit prej ekspertëve të mjekësisë ligjore”, u shpreh Haxhiu.

Ajo tha se nuk do ta bëjë drejtor të Institutit, dikë që ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat e Astrit Deharit.

Edhe më tej ka vijuar debati mes deputetit Abelard Tahiri dhe ministres Haxhiu. Kjo e fundit u shpreh se ai nuk ka integritet moral e as profesional.

https://kosovapress.com/admin/ende-nuk-dihen-shkaqet-e-zjarrit-ne-iml/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024