Injorohen kërkesat e opozitës për projektbuxhetin, PDK e AAK lëshojnë mbledhjen
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024, mirëpo gjatë diskutimit në Komision, opozita ka adresuar kritika karshi pozitës për mos ftesën e organizatave buxhetore për të diskutuar lidhur me ndarjen e buxhetit, për çka edhe ka lëshuar sallën para procesit të votimit.

Ndërsa, nga pozita këtë e arsyetuan duke thënë se për shkak se ka pasur rritje për secilin institucion, nuk kanë ftuar.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, ka akuzuar mazhorancën për sjellje arrogante që po bëjnë ndaj opozitës. Sipas saj, mos ftesa e institucioneve përkatëse është një përpjekje e radhës e kësaj qeverisje për t’i ikur llogaridhënës dhe transparencës.

Për këtë, kryetari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi derisa ka arsyetuar mos ftesën e institucioneve, tha se nuk karakterizohet nga arbitrariteti dhe është i hapur për diskutim.

Ai tha se kanë kërkuar nga institucionet që të sjellin kërkesat dhe propozimet e tyre me shkrim.

Ndërsa, Rrustemi shtoi se pothuajse gjitha institucionet kanë pësuar rritje nga ndarja e buxhetit për vitin e ardhshëm, me theks Ministria e Drejtësisë ka pësuar një rritje në total prej 11 milion euro më shumë se vitin e kaluar.

Ndërkaq, deputeti nga AAK, Besnik Tahiri ka ritheksuar se ky buxhet përbën një diskriminim të skajshëm politik dhe një denigrim të disa komunave. Ndërsa, i njëjti ka mbështetur kërkesën e PDK-së të ftohen institucionet për raportim.

Ndërsa, deputeti nga PDK, Hajdar Beqa tha se institucionet janë ftuar të raportojnë edhe në të kaluarën në mënyrë që të këtë më shumë transparencë.

Beqa shtoi se rritje ka vetëm në mallra, shërbime e mëditje dhe jo për zhvillim të institucioneve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë e 314 milionë euro. /E.Krasniqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024