Arrestohen katër persona për fajde në Ferizaj, sekuestrohen armë e para
Siguri
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni policor në katër lokacione në Ferizaj ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Sipas njoftimit të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që t’i paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro.

“Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: Dy armë (pistoleta), katër karikator, dy  pushkë gjuetie, nëntëdhjetë e pesë fishekë, pesë telefona mobil, dy mijë e gjashtëqind  euro. Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024