​Radomiroviq publikon edhe dokumente tjera që dëshmojnë keqpërdorimet e Listës Serbe
Lajme
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq ka vazhduar të publikojë dokumente që dëshmojnë keqpërdorimet e Listës Serbe në veri të vendit.

Në mesin e dokumenteve të fundit të publikuara, shihet se bëhet fjalë edhe për blerjen e flamujve të Serbisë’ posterëve dhe pankartave me mbishkrimin “kjo është Serbia”.

Në këtë dokument theksohet qe qëllimi ishte që të njëjtat të vendosen në vende të dukshme në Komunën e Leposaviqit, pas vendimit të serbëve të veriut që të largohen nga institucionet e Kosovës e të cilat Lista Serbe i quan “të përkohshme”.

Transaksioni figuron të jetë bërë më 14 dhjetor të vitit 2022.

“Sipas Vendimit 261 numër: 401-00-00733/1/2022-03 të datës 07.12.2022, për blerjen e flamujve të Republikës së Serbisë, pankarta dhe posterë me mbishkrimin Kjo është Serbia me qëllim që të theksohen në të gjitha vende të dukshme në territorin e komunës së Leposaviqit pas vendimit të serbëve të veriut të Republikës së Kosovës që të largohen nga institucionet e përkohshme të Kosovës duke marrë pjesë në protestën paqësore që u mbajt më 06.11.2022 në Mitrovicë të veriut.

Data e transferimit

Shuma e transferuar 994.480,00 dinarë

Data e transferit 14.12. 2022”, thuhet në këtë dokument.

Kjo nuk është hera e parë që zëvendësministri Radomiroviq publikon dokumente për “vjedhjet e parave nga Lista Serbe”. KosovaPress më parë ka shkruar se si ai ka publikuar dokumente që dëshmojnë akuzat e vjedhjeve të bëra nga Lista Serbe në Kosovë.

https://kosovapress.com/admin/pretendohet-se-todiq-keqperdori-15-mije-euro/

Kjo nuk është hera e parë që zëvendësministri Radomiroviq publikon dokumente për “vjedhjet e parave nga Lista Serbe”. KosovaPress më parë ka shkruar se si ai ka publikuar dokumente që dëshmojnë akuzat e vjedhjeve të bëra nga Lista Serbe në Kosovë.

Radomiroviq ka publikuar një dokument që tregon se kur Zoran Todiq ishte kryetar i Komunës së Lepsaviqit, kanë blerë perde në vlerë prej 15 mijë euro.

“Perde në Komunën e Leposaviqit për 15 mijë euro, e pabesueshme. Një tjetër në një seri grabitjesh në listën e zezë”, ka shkruar atëherë ai.

Mes tjerash, Radomiroviq pati thënë se Qeveria e Kosovës ka investuar në veri të Kosovës për të përmirësuar jetën e të gjitha komuniteteve, por këto fonde akuzohet se janë vjedhur nga liderët e Listës Serbe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024