Lajm i shumëpritur në Prishtinë, taksa prej 150 eurosh do të bëhet zero euro
Biznes
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës në seancën e radhës të Kuvendit Komunal si pikë të rendit të ditës do të ketë edhe shfuqizimin e Rregullores në të cilën parashihet taksa në transaksion të pronës së paluajtshme.

Drejtori i Kadastrit në këtë komunë, Donat Lushaku bënë të ditur se taksa e cila ishte 150 euro, do të bëhet zero euro.

“Pas pezullimit 1 vjeçar, tanimë kjo taksë largohet përgjithnjë, shtuar kësaj vullnetin iniciues të drejtorive përkatëse (Kadastër e Financa), përkrahjen e kryetarit, asamblistëve padallim si dhe bazuar edhe në Raportin kredibil të Avokatit të Popullit.  Ishte 150 euro taksë – do të jetë ZERO euro (0). Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, që përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, shkruan Lushaku në Facebook.

Ky vendim pritet të merret në seancën e Kuvendit Komunal më 30 nëntor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024