Greqia paraqet kërkesë për pagesën e kredive në vlerë 1.85 miliardë euro nga Fondi i Rimëkëmbjes
Biznes
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Greqia bëri një kërkesë të tretë zyrtare në Komisionin Evropian për pagesën e kredive me vlerë 1.85 miliardë euro në kuadër të mekanizmit të Fondit të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës, tha Komisioni Evropian në një njoftim të mërkurën.

"Kjo kërkesë lidhet me objektivin që kërkon nënshkrimin e 3.5 miliardë eurove të kredive Fondit të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës nga institucionet financiare dhe bankat tregtare me sipërmarrje për të mbështetur investimet private që lidhen me tranzicionin e gjelbër, tranzicionin digjital dhe inovacionin. Greqia e parashtron këtë kërkesë më herët, duke reflektuar më shpejt se sa pritej, në marrjen e kredive nga sektori privat i vendit”, tha Komisioni.

Greqia paraqiti një kërkesë pagese për subvencione me vlerë 1.72 miliardë euro në maj 2023, e cila aktualisht vlerësohet nga Komisioni.

Duke komentuar kërkesën për pagesë, ministri alternativ i Ekonomisë Kombëtare dhe Financave, Nikos Papathanasis tha se kjo ishte një tjetër provë se vendi po përmbush synimet e tij dhe është në përputhje me pikat historike të vendosura nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës. /ANA-MPA

Greqia hap platformën speciale për të prekurit nga përmbytjet - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024