Shpërthim në urën mes SHBA-së dhe Kanadasë, dy të vdekur
Bota
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një automjet shpërtheu në një urë që lidh SHBA-në dhe Kanadanë pranë Ujëvarës së Niagarës, njoftoi FBI.

Ngjarja ka ndodhur në Urën Rainbow një ditë para Ditës së Falënderimeve në SHBA, një nga ditët më të ngarkuara të vitit.

Dy persona që ndodheshin në automjet mbetën të vdekur dhe një polic kufitar u plagos.

FBI, Policia e Shtetit të Nju Jorkut, Doganat e SHBA dhe Mbrojtja Kufitare janë në vendngjarje duke hetuar aksidentin.

Autoritetet federale po përpiqen të marrin disa video që tregojnë incidentin nga këndvështrime të shumta, sepse rrëfimet e dëshmitarëve ndryshojnë. Nuk ka pasur lëndime serioze përveç viktimave në makinë, shkruan CNN.

Dëshmitari, Mike Guenther nga Ontario, tha se ishte duke ecur me gruan e tij pranë Urës Rainbow, kur pa një makinë që “përshpejtonte”.

"Ai po shkonte mbi 160 km në orë. Ne mezi e pamë atë të shkonte kaq shpejt," tha Guenther për mediat lokale.

Sipas Guenther, makina u nis me shpejtësi drejt kufirit në drejtim të Kanadasë, duke u devijuar për të shmangur një automjet tjetër përpara saj. Automjeti goditi një gardh, tha Guenther, "dhe shkoi në ajër".

"Pastaj ne pamë një top zjarri. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë," thotë ai.

Në rrjetet sociale kanë rrjedhur pamje nga vendi i ngjarjes.

https://twitter.com/i/status/1727409947150029271
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024